Ne jemi kryesuesit botërore të tregut për pajisjet me motor në ambjente të jashtme. Me anën e produkteve tona ne ofrojmë punë cilësore ne pyje, parqe dhe kopshte, për profesionistët dhe konsumatorët më kërkues.
Kemi kënaqësinë t'ju ofrojmë një gamë të gjerë me produkte dhe aksesorë modern, duke përfshirë motosharrat, korrëset robotike, motokosat, krasitëset dhe korrëset e barit. Ne besojmë në dizenjimin e produkteve në përshtatje me nevojat e përdoruesve tanë, për të siguruar punë cilësore në natyrë.
Që prej vitit 1689, ne kemi prodhuar produkte profesionale me cilësi të lartë dhe kemi sjellë risi që kanë ndryshuar industrinë, si elementët e anti-vibrimit dhe frenimin automatik të zinxhirit të motosharrave si dhe korrësen e parë robotike në botë.
Me një kombinim të pashoqë të cilësisë së lartë, përdorimit dhe sigurisë, gjithmonë kujdesemi që punën ta kryeni me efikasitet dhe komoditet.
"Husqvarna". Jemi gati, kurdo që të jeni!
Husqvarna, një lider botëror në fushën e kopshtarisë. Garanci dhe siguri e mjaftueshme si në cilësi ashtu edhe në çmimet e leverdisëshme që ofron për përdoruesit e saj. Me të vërtetë ja vlen!
Jemi të lumtur t'ju ndihmojmë me pyetjet në lidhje me produktet apo shërbimet tona "Husqvarna". Përdorni informacionin e mëposhtëm për të na kontaktuar ose përdorni formularin e kontaktit për të komunikuar menjëherë!